Life StyleTë fundit

Beniada flet për herë të parë për ish-partnerin: Kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç do, mbarojnë!

Beniada, për herë të parë ka komentuar situatën me ish-partnerin, Blerti Hajdarin, një lidhje të cilën ajo nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar.

Duke qëndruar sërish e rezervuar për të folur me emra, Beniada rrëfeu për shumë ndjesitë.

“Unë nuk kam thënë asnjëherë një emër. Mendoj që në një lidhje, në fillim është e bukur ta shijosh ti. Nuk më pëlqen të them që jam e lidhur, jam me këtë personin. Dua ta shijoj dhe dua ta kuptoj si shkon lidhja, mos të flas para kohe. Unë e kam shijuar. Nuk e kam bërë publike, ishte diçka private që po shijoja. Isha e lumtur. Jam një person që nuk dua t’i bëj gjërat publike”.- tha ajo në ‘Se luan Topi’.

Kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç do, mbarojnë.

“Jemi njerëz, bëjmë shoqëri. Kur gjërat nuk shkojnë ashti siç do, mbarojnë. Kur mbyllet një derë, hapet një portë, si thonë italianët. Është e vështirë të më shohësh të mërzitur, kjo s’do të thotë që s’po kaloj moment të vështirë”.

E bindur se e presin gjëra më të bukura, Benida tha se “nuk e kthen më kokën pas”.

 

Fraksion.com