AktualitetTë fundit

Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve pas denigrimit në Tik Tok, paralajmërohet protestë nesër në Tiranë

Një ngjarje e rëndë e ndodhur në Sukth të Durrësit tronditi opinionin publik, ku një nënë e katër fëmijëve i dha fund jetës pasi i hapën profile denigruese në rrjetin social Tik Tok.

Pas ngjarjes së rëndë të përsëritur, në rrjetet sociale është shpërndarë një poster, ku është paralajmëruar protestë ditën e nesërme në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, në orën 11:30.

Viktima ishte punonjëse në një fabrikë në zonën e Fllakës dhe dyshohet se ndonjë apo disa punonjëse të tjera në të njëjtën fabrikë kanë hapur profile denigruese në rrjetin social TikTok, duke i krijuar një situatë të rënduar psikologjike që ka cenuar dhe marrëdhëniet e saj në familje. Burime nga Policia e Durrësit, bëjnë me dije se materialet në lidhje me veprën e dyshuar penale “shkaktim vetëvrasjeje” do t’i kalojnë Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

 

Fraksion.com