AktualitetTë fundit

Agjentët e policisë në banesën e Berishës, verifikim për zbatimin e masës së sigurisë

Në orën orën 10 e 20 minuta tre oficerë të policisë gjyqësore u ngjitën në banesën e ish-Kryeministrit Sali Berisha për të kontrolluar nëse po e zbaton apo jo vendimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme, e cila e la në “arrest shtëpie” që prej 30 Dhjetorit të vitit të kaluar.

Erion Ismaili, Shefi i Sektorit të Krimit Ekonomik të Tiranës, i shoqëruar nga një agjente e këtij dikasteri, si dhe një efektiv i policisë pasi u takuan me njërin prej truprojave të ish-Kryeministrit u ngjitën në banesën e Sali Berishës për të parë nëse ai ndodhej në shtëpi. 7 minuta pas verifikimit u larguan prej andej.

Ky është kontrolli i parë që oficerë të policisë kanë bërë në banesën e ish-Kryeminsitrit Berisha, i cili prej 6 ditësh qëndron në “arrest shtëpie”, e ku i ndalohet komunikimi me persona të tjerë, veç atyre që banojnë me të.

Pas këtij kontrolli, oficerët e policisë do të përgatisin një raport, që do t’ia referojnë SPAK-ut.

Avokatët e ish-Kryeministrit kanë deklaruar se masën e arrestit shtepiak do ta apelojnë sipas procedurave të përcaktuara në ligj.

Fraksion.com