AktualitetTë funditUncategorized

Vëllai vret vëllanë e më pas veten. Detaje nga krimi në familje në zonën e Freskut

Zbardhen detaje nga krimi në familje në zonën e Freskut, ku vëllai vrau vëllanë dhe më pas kreu vetëvrasje në mëngjesin e sotëm.

Mësohet se mes dy vëllezërve ka pasur një konflikt të mëparshëm.

Nga hetimet paraprake të grupit hetimor, rezulton se Vehap Cami qëlloi me pistoletë Lulëzim Camin. Më pas armën e ktheu nga vetja. Për pasojë humbën jetën që të dy. Shkak i krimit dyshohet të jetë bërë konflikti për pronat

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e Lulëzim Camit në zonën e Freskut në rrugën “Xhon Belushi” rreth orës 07:40.

Nga hetimet paraprake rezulton se shtetasi Vehap Faik Cam ka shkuar në banesën e vëllait, Lulëzim Faik Cami dhe e ka qëlluar me armë zjarri.

Në banesë nuk ka pasur persona të tjerë dhe viktima ka jetuar me qira. Mësohet se mes tyre ka pasur një konflikt të mëparshëm. Sakaq po merren në pyetje familjarët e tyre për të kuptuar dinamikën e ngjarjes. Ndërkohë janë shoqëruar disa persona që kanë qenë dëshmitarë, janë sekuestruar disa kamera sigurie dhe arma e krimit.

Të parët që kanë gjetur trupat janë fqinjët, ndërkohë nga të dhënat e para nga grupi hetimor dyshohet se konflikti ka pasur shkak probleme me pronat në Bulqizë

Në vendngjarjeforcat e policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës.

 

Fraksion.com