AktualitetBota+Të fundit

Vrasja e numrit 2 të komandës së Hamasit në Bejrut, përshkallëzohen luftimet në kufirin Izrael-Liban

Shpërthimi i madh në Bejrut ditën e sotme pason një përshkallëzim të luftimeve midis forcave izraelite dhe Hezbollahut në kufirin e Izraelit dhe Libanit që nga 7 tetori.

Ushtarët izraelitë dhe luftëtarët e Hezbollahut janë vrarë në shkëmbimet ndërkufitare dhe Izraeli ka evakuuar mijëra civilë nga veriu, afër kufirit me Libanin.

Në fund të muajit të kaluar, ministri izraelit i mbrojtjes Benny Gantz tha se forcat izraelite do të vepronin për të hequr Hezbollahun nga kufiri nëse sulmet e tij vazhdojnë.

Hezbollahu është një organizatë terroriste e cilësuar nga shtetet perëndimore, Izraeli, vendet arabe të Gjirit dhe Liga Arabe.


Fraksion.com