“Kalofsh mirë sonte në varr”, Fero gëzon për vdekjen e gazetarit
Fatkeqësisht gazetari nga Kosova Artan Turkaj u nda ditën e djeshme nga jeta. I riu, rreth të tridhjetave ka ndërruar jetë të mërkurën, në orët e mëngjesit, si pasoj e një ataku kardiak.
Ndonëse kolegët, të afërmit dhe dashamirësit po e përjetojnë me dhimbje të madhe ndarjen nga jeta të gazetarit, ish-reperi Fero ka bërë një reagim shokues, të pamend dhe mbi të gjitha me mungesë respekti për ndarjen nga jeta të Artanit dhe dhimbjen e familjes.
Në disa postime në “Instagram”, Fero, i cili prej kohësh ka njoftuar largimin e tij nga muzika dhe përkushtimin në fenë islame, shprehet se ndarja nga jeta e gazetarit ishte dënim nga Allahu.
Ai ka postuar një status që gazetari kishte bërë një ditë para vdekjes në rrjetin social “Facebook” ku shkruante: “Urime Krishtilindjet jau boft Allahu kabull.”
Ky status duket se e ka prekur aq shumë Feron sa për tu shprehur ‘i lumtur’ për vdekjen e tij.
“Urime vdekjen gazetar! Kalofsh mirë sonte në varr!”- shkruan Fero.
Një status që ka lënë pafjalë shumë njerëz.
Fraksion.com