Zjarri në Lushnjë: Shkatërrim total i qendrës tregtare, dy kate të pallatit u shkrumbuan
Dëme të mëdha materiale ka shkaktuar zjarri i një ditë më arë në qendrën tregtare të Lushnjës.
Kati i katërt dhe i pestë i një kompleksi pallatesh brenda të cilit ishte vendosur qendra tregtare janë shkrumbuar plotësisht, duke lënë pas një ndërtesë thuajse fantazmë.
Si pasojë e flakëve që nisën pasditen e së hënës dhe vijuan për orë të tëra, bëri që dhjetëra persona të kërkonin ndihmë mjekësore në spital. Për të vënë nën kontroll flakët, atje shkuan edhe nga zjarrfikëse nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani, etj.
Ndërkohë, vendngjarja vazhdon të jetë e rrethuar me kordon sigurie dhe askush nuk lejohet të kalojë.
Fraksion.com