Riaktivizimi i zjarrit në Lushnjë, Balla sërish në vendngjarje
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka mbërritur sërish në qytetin e Lushnjes për të parë nga afër situatën e krijuar nga riaktivizimi i flakëve në një qendër tregtare dhe kompleks banimi.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme bëhet me dije se, “Forca të shumta zjarrfikse nga disa qarqe dhe forcat e Policisë dhe ato të ushtrisë po punojnë për të vendosur nën kontroll flakët”.
Zjarri në qendrën tregtare nisi rreth orës 14:40 minuta.
Fraksion.com