AktualitetBota+Të fundit

Presidenti Gjerman: Mos e humbni shpresën për paqe!

Në fjalimin e sivjetëm, Frank-Walter Steinmeier, i inkurajon gjermanët që të mos e humbin besimin te paqja dhe të angazhohen për të ruajtur demokracinë.

Që nga viti 1970  Presidenti  i Gjermanisë i drejtohet popullsisë në një fjalim për Krishtlindje. Fjalimi zakonisht regjistrohet në Pallatin Bellevue në Berlin, rezidenca zyrtare e Presidentit të Gjermanisë. Në fjalimin e sivjetëm, Frank-Walter Steinmeier, i inkurajon gjermanët që të mos e humbin besimin te paqja dhe të angazhohen për të ruajtur demokracinë.

“Sivjet bota shfaqi anën e saj të errët. Pamë vuajtje dhe shkatërrime. Pamë urrejtje dhe dhunë. Agresioni rus në Ukrainë hyri në dimrin e dytë. Që nga vjeshta po shikojmë të tmerruar mizoritë e Hamasit dhe viktimat e luftës në Lindjen e Mesme. Ky vit ka lënë shumë çështje të pazgjidhura edhe në vendin tonë. Disa i shohin me skepticizëm qeverinë dhe politikanët. Disa janë të shqetësuar për të ardhmen. Ne të gjithë dëshirojmë një botë më paqësore. Edhe unë e dëshiroj. Dhe besoj se nuk duhet ta braktisim kurrë këtë dëshirë.”.

 

Fraksion.com