AktualitetTë fundit

Brenda qendrës tregtare tërësisht të djegur në Lushnjë

Kjo është pamje nga brenda qendrës tregtare tërësisht të djegur në Lushnjë.

Zjarri ra ditën e djeshme rreth orës 02:45, ku dyshohet se vatra nisi nga një dyqan këpucësh dhe më pas edhe dyqanet e tjera. Tymi përfshiu të gjithë godinën 12-katëshe.

Zjarrfikësit nga qytetet e ndryshme të vendit erdhën në vendngjarje, pasi gjendja u përkeqësua.

Zjarri u arrit të neutralizohej rreth mesnatës, pas gati 9 orë betejë me flakët nga ana e zjarrfikësve, forcave policore dhe RENEA-s. Gjatë gjithë natës, në godinë kanë qëndruar zjarrfikësit për të parandaluar një tjetër riaktivizim të vatrave.

Si pasojë u rrezikua jeta e shumë njerëzve, të cilët ndodheshin aty për pazar si dhe për të festuar ditën e Krishtlindjeve, por dhe banorëve të pallatit. Të frikësuar dhe të panikosur, shumë qytetarë, banorë dhe tregtarë treguan përjetimet e ngjarjes dhe dëmet që janë shkaktuar.

 

Fraksion.com