A do të arrestohet Berisha? GJKKO merr sot vendimin për ish-kryeministrin, avokatët paraqiten në seancë
Dy avokatët përfaqësues të Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mengjesi të cilët do të njihen me masën e sigurisë që gjykata do të vendosë për ish-kryeministrin kanë kërkuar përjashtimin e gjytares Irena Gjoka.
Ndërkohë Berisha ka refuzuar të marrë pjesë në seancën pasi e akuzon gjyqtaren si të korruptuar që merr vendime të paligjshme. Në GJKKO ka pasur masa të shtuara sigurie. Ndërsa vijon gjyqi në GJKKO, Berisha do të takohet me të rinjtë e FRPD.
Sot gjykata e Posaçme cakton masën e sigurisë për Berishën, pasi SPAK kërkoi për ish-kryeministrin ‘arrest në shtëpi’.
Fraksion.com