AktualitetTë fundit

Prostitucion në qendrën e masazheve! Ndalohen tre persona në kryeqytet

Një rast prostitucioni është zbuluar në një qendër masazhesh në kryeqytet

Dy persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është vënë nën hetim, raporton gazetarja Dorjana Bezat.

Në kryeqytet e jo vetëm, nën kamuflimin si qendra masazhi, ushtrohet prostitucion. Vajzat hiqen si masazhatore, por që ofrojnë seks kundrejt pagesës. Në punë, pronarët e të ashtuquajturave qendra masazhi marrin edhe minorene, duke i shfrytëzuar për kënaqësitë e klientëve.

Gjithçka kryhet pa asnjë pengesë nga shteti, madje këta të fundit me anë të pagesave nën dorë sigurojnë vijueshmërinë e këtij lloj prostitucioni.

Emisioni investigativ “Fiks Fare” ka raportuarshpesh për rastet ku qendrat e masazheve janë fole prostitucioni.

Madje, një ish-punonjëse seksi në këto qendra masazhi rrëfeu në një intervistë atë që ndodh brenda mureve të këtyre qendrave, mënyrën e rekrutimit, pagesat, shitje dhe konsumim të lëndëve narkotike, por mbi të gjitha bashkëpunimin e pronarëve të këtyre qendrave me drejtues të policisë së Shtetit.

 

Fraksion.com