Izraeli do të vazhdojë luftimet kundër Hamasit
Këshilli i Sigurimit kërkoi në një rezolutë të negociuar me vështirësi, që të ofrohet më shumë ndihmë humanitare në Gaza. Izraeli e kritikoi rezolutën dhe synon të vazhdojë luftimet kundër Hamasit në Gaza.
Pavarësisht rezolutës së fundit të Këshillit të Sigurimit në OKB për ndihma të zgjeruara humanitare në Rripin e Gazës, bëhet e ditur, se Izraeli do të vazhdojë luftën kundër Hamasit në Gaza. Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen deklaroi pas votimit të rezolutës, se vendi i tij do të vazhdojë “luftën në Rripin e Gazës” kundër Hamasit derisa ky të jetë “eliminuar” dhe të jenë liruar të gjithë 129 pengjet ende nën dhunën e Hamasit. Organizata militante palestineze e Hamasit kategorizohet nga SHBA, BE, Gjermania e vende të tjera si organizatë terroriste.
Këshilli i Sigurimit pas ditësh vonesa arriti të miratojë një rezolutë për luftën në Lindjen e Mesme. Aty kërkohet rrija e ndihmës humanitare për rreth 2 milionë njerëzit që vuajnë në Rripin e Gazës. Në luftën kundër Izraelit dhe organizatës terroriste Hamas duhet që të gjitha palët të mundësojnë “një furnizim të sigurtë dhe të papenguar të ndihmës humanitare në masë të madhe”, thuhet të rezolutën e miratuar. Në këtë rezolutë është hequr dorë nga thirrja për një ndalim të menjëhershëm të luftimeve.
SHBA dhe Rusia abstenojnë
Me këtë varianti përfundimtar i rezolutës nuk ishte si projektrezoluta për të cilën SHBA kishte kërcënuar me veto. Pikë grindjeje në projektrezolutë ishte kërkesa e mundshme për ndalim të menjëhershëm të luftimeve. Tani aty thuhet se duhet “me shumë urgjencë” të kirjohen kushtet që të mundësohet “ndalimi i qëndrueshëm i veprimeve luftarake”. Për rezolutën votuan 13 nga 15 vende të KS. SHAB dhe Rusia, dy fuqi me veto abstenuan.
Në çështjen e debatuar të kontrollit të ndihmave humanitare anëtarët e KS ranë dakord për të vendosur një koordinator të OKB-së. Ky në bashkëpunim me të gjitha palët do të kujdeset për përshpejtimin e ndihmave në terren. Këshilli i Sigurimit kërkon po ashtu që ndihmat humanitare të ofrohen në të gjitha pika kufitare të Rripit të Gazës. Izraeli ka bërë të ditur se edhe më tej do të kontrollojë të gjitha furnizimiet që mbërrijnë në Rripin e Gazës./DW
Fraksion.com