AktualitetTë fundit

”Atentari i dështuar për vrasjen e Xhevdet Plakut”, zbulohet emri i personit të katërt për të cilin SPAK ka lëshuar urdhër-arresti

Devi Gjermëni është personi i katërt për të cilin SPAK ka lëshuar urdhër-arresti nën akuzën se është një prej të përfshirëve në atentatin e dështuar për vrasjen e Xhevdet Plakut, të njohur ndryshe si ‘Akili’.

Devi Gjermëni është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare dhe dyshohet se aktualisht ndodhet në Holandë.

Ndërkohë, deri tani SPAK ka ekzekutuar 3 urdhër arrestet për Rexhep Rapin i njohur si ‘Kep Rapi’ apo ‘i forti i Durrësit’, nipin e tij Algert Arapin dhe ish-komisarin e komisariatit nr.6 Dedan Gjonin si të përfshirë në atentatin e dështuar ndaj Plakut.

 

Fraksion.com