AktualitetTë fundit

Vrasja e Ardian Nikulaj, Maroku pranon ekstradimin në Shqipëri të vrasësit portugez Ruben SaraivaÇ

Maroku ka pranuar ekstradimin në Shqipëri të Ruben Saraivës, portugezit të akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulajt, ngjarje e ndodhur në Shëngjin më 19 Prill 2023.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.

“Sundimi i ligjit vijon të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund. Askush nuk do të mund t’i fshihet. Falë mbështetjes së Interpol, marrëdhënia me të cilët ka hyrë në një fazë të re, si dhe bashkëpunimit me agjencitë  ligjzbatuese të Marokut, jemi bërë me dije se është pranuar kërkesa jonë për ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit Ruben Ribeiro Saraiva, person i kërkuar nga drejtësia shqiptare si i dyshuar për një krim të rëndë. Policia e Shtetit do të realizojë së shpejti ekstradimin e tij në Shqipëri”, ka shkruar ministri Balla në një postim në rrjetet sociale.

Pak kohë më parë, autoritetet shqiptare i kanë dërguar Maroku prova që dokumentojnë përfshirjen e Saraivës në vrasjen e Nikulajt. Në vrasjen e këtij të fundit u përfshinë disa persona, të cilët janë arrestuar në Britani të Madhe.

Ata janë Edmond Haxhia i akuzuar si porositës dhe organizator, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, për të cilët akoma nuk ka një vendim ekstradimi në Shqipëri.

Fraksion.com