AktualitetPolitikëTë fundit

“Vendimi, hakmarrje politike!”, Berisha: Jam më i fortë se kurrë!

Pas mbylljes së protestës së opozitës, ish-kryeministri Sali Berisha pasi foli nga selia blu. Ai tha se ndonëse pa imuniteti, ndihet më i fortë se kurrë.

“Jam më i fortë se kurrë, i garantoj shqiptarëve se kjo kauzë do triumfojë. Kjo bandë që qëndron në pushtet në lidhje me krimin, drogën e vjedhjes së shqiptarëve i ka kohët e numëruara. Edi Rama do përfundojë si stërgjyshi i tij në kalendat e historisë. Shqiptarët do kenë opozitën e tyre ashtu siç e meritojnë, kjo histori është një histori në zhvillim dhe një histori më krenare e këtyre burra e grave që nuk u mposhtën nga askush. Gjithçka e marrë ndaj meje është ilegjitime. Vendimet janë marrë si hakmarrje politike në shkelje të çdo parimi dhe ligji të këtij vendi. Ju falënderoj për praninë tuaj dhe mirupafshim. Fitore, fitore, fitore”, u shpreh Berisha.

Fraksion.com