AktualitetPolitikëTë fundit

Socialistët miratuan arrestimin e Berishës, Meta: Synohet asgjësimi i opozitës reale

Miratimin e heqjes së imunitetit të Sali Berishën, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka konsideruar si një akt që synon asgjësimin e opozitës. Në një deklaratë për gazetarët nga selia e PL, Meta tha se Kuvendi sot tregoi se funksionon me standardeve të dyfishta.

“Shënon një përshkallëzim të përpjekjeve të qeverisë për asgjësimin e opozitës, vendim anti kushtetues që kërkon të rikthejë Shqipërinë në kohën e partisë shtet dhe standardeve të dyfishta që ndjek ky kuvend, ndryshe për Berishën dhe ndryshe për përfaqësuesit e saj”, u shpreh Meta.

Ai nuk ka nguruar që të sulmojë edhe opozitën e Lulzim Bashës, të cilët sot munguan në seancë.

“Njëkohësisht pjesë e një programi për eliminimin e opozitës reale dhe instalimin e një opozite fasadë që i bën fresk dhe shërbime këtij regjimi dhe ju e dini që pak ditë më parë u ndryshua rregullorja e Kuvendit, ku tani deputetët mund të përjashtohen deri në 2 muaj, një tjetër akt anti-kushtetuese”, tha Meta.
Fraksion.com