Rama: Zgjeshje të reja në Himarë. Jorgo Goro nuk mund të qëndrojë më
“Masa e sigurimit personal “arrest në burg” për vetë faktin se konsiderohet si më ekstremja, kuptohet se edhe e drejta për të ushtruar profesionin, apo qoftë edhe mandatin e fituar nga zgjedhjet, duhet të konsiderohet si e papajtueshme me zbatimin e saj. Gjykata vlerëson se interesat kushtetuese për zhvillimin e një procesi të rregullt e të drejtë ligjor konsiderohen si prevaluese në raport me tagrin e marrjes së mandatit për ushtrimin e detyrës së kryetarit të bashkisë nga ana e ankuesit Dhionisios Alfred Beleri.’- thuhet në vendimin e GJKKO.
Pikërisht në linjë me këtë urdhërim të gjykatës, kryeministri Rama thotë se Fredi Beleri duhet të përballet me drejtësinë, i pa veshur me pushtet deri në një vendim të formës së prerë ndaj tij.
Frakaion.com