Martesa e Elia Zaharias dhe Princ Lekës drejt divorcit
Marrëdhënia e Elia Zaharias dhe Princ Lekës duket se ka shkuar drejt fundit. Dyshja ka nisur procedurat e divorcit zyrtarisht.
Kujtojmë që çifti u fejua në Paris në vitin 2010 dhe Elia është shprehur që e vetmja arsye se pse është kthyer në Shqipëri është ai. Ata janë martuar në vitin 2016, ceremonia tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Pas katër vitesh martesë ata sollën në jetë vajzën e tyre, Geraldina.
Elia dhe Princi prej kohësh tashmë në daljet e tyre publike janë fotografuar pa unazën e tyre të martesës.
Çifti për vajzën e tyre Geraldina, do të vijojnë të kujdesen në mënyrë të barabartë. Si Elia po ashtu dhe Princi kanë kërkuar që asnjë rutinë e saj të mos cënohet dhe mos e ndiejë aspak ndarjen e prindërve të saj.
Por divorci nuk do të privojë Elia Zaharia nga trashëgimia pronësore e Familjes Zogu, sipas albeu.com, pasi ajo do të marrë pjesën e saj.
Fraksion.com