Heqja e imunitetit të Berishës, Bardhi: Akt i mirëfilltë politik, miratuar vetëm me votat e Edi Ramës pa arsyetim dhe prova
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagon pas vendimit të Parlamentit vetëm me votat e mazhorancës për t’i hequr imunitetin Sali Berishës, duke theksuar se është një vendim politik.
Sipas tij, Parlamenti vendos dy standarde, një për bashkëpunëtorët e Edi Ramës dhe një tjetër për kundërshtarët.
Bardhi: Vendimi antikushtetues i Kuvendit ndaj Sali Berishës, miratuar vetëm me votat e Edi Ramës pa arsyetim dhe prova, është akt i mirëfilltë politik. Shpërfillja e Kushtetutës dhe ligjit në rastin konkret, është standardi më i keq i vendosur në një shoqëri demokratike. Cilido duhet të jetë i barabartë përpara ligjit, por barazia duhet të ekzistojë edhe në të drejta. Një standard për bashkëpunëtorët e Edi Ramës dhe një tjetër standard tërësisht i ndryshëm për kundërshtarët e Edi Ramës, nuk është as barazi dhe as drejtësi.
Fraksion.com