AktualitetPolitikëTë fundit

Argita Malltezi nga protesta: PD është një struktrurë e mirëorganizuar në dekada nuk është një grupim që vepron në mënyrë spontane

Argita Malltezi vajza e Sali Berishës i është bashkuar protestës së opozitës pak minuta pasi ajo kishte filluar.

Vajza e ish-kryeministrit Berisha, e cila ka mbajtur përgjithësisht një profil politik në hije është shfaqur publikisht e përfshirë politikisht në Kuvendin e Rithemelimit ku ajo mbajti një fjalim para mbështetësve të së djathtës.

Argita Malltezi: Unë do të jap kontributin tim, duke dalë në shesh si një nga demokratët, ky është një kontribut shoqëror veçse politik.

Nëse do jua kërkonin demokratët, do të bëje pjesë e garave?

Argita Malltezi: PD është një struktrurë e mirëorganizuar në dekada nuk është një grupim që vepron në mënyrë spontane ka procedura, statut procese.  Nuk kam një plan të tillë, ai ka thënë që do ta drejtojë (Berisha), mendon disa alternativa, planet janë plane pastaj rrethanat favorizojnë atë që është e mundur.

 

Fraksion.com