AktualitetTë fundit

Anija “Butrinti”, stërvitje në detin Egje me anijet aleate

Anija shqiptare “Butrinti” zhvilloi një stërvitje në detin Egje me anijet aleate të të njëjtit grup.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndau foto nga kjo stërvitje, teksa theksoi se, “anija shqiptare “Butrinti” me mision në detin Egje, veç detyrave për parandalimin e migracionit të paligjshëm zhvilloi edhe një stërvitje me anijet aleate të të njëjtit grup”.

Ekuipazhi shqiptar ndërveproi me anijen gjermane Oldenburg, greken HS Mikonos dhe turken TCG Kumkale për të rritur bashkëpunimin gjatë operacioneve të zbatimit të ligjshmërisë në det, nënvizoi Peleshi.

 

Fraksion.com