AktualitetTë fundit

Shkodër: 67 vjeçari digjet në gropën e qymyrit pranë banesës së tij

Një 67-vjecar në Shkodër ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike.

Ai ka rënë aksidentalisht në gropën e qymyrit, pranë banesës së tij.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Vilzë.

Burime për media thanë se salla operative është njoftuar në orën 21.15 nga familjarët, se “Qamil Lishaj ka rënë në zjarrin e furrës së qymyrit që kishte dy ditë që e kishte ndezur”.

Policia dhe zjarrfikëset mbërritën në vendngjarje në orën 22.45 dhe punuan për fikjen e zjarrit.

Nga verifikimet u konstatuan mbetje të kockave të njeriut. Viktima, Qamil Lishaj kishte hapur gropën për djegien e qymyrit pranë banesës së tij, dhe nga hetimet e deritanishme dyshohet se ka rënë brenda aksidentalisht. Prokuroria e Shkodrës vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike.

 

Fraksion.com