AktualitetLife StylePolitikëTë fundit

Rama: Pamje mbresëlënëse nga pista e skive në Dardhë

Dardha, fshati turistik vetëm 18 km në juglindje të Korçës është një prej destinacioneve më të frekuentuara gjatë sezonit të dimrit.

Më të veçantë këtë fshat turistik e bën edhe pista e skive e cila kryesisht gjatë fundjavave kthehet në një prej atraksioneve kryesore për turistët vendas e të huaj.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga pista e skive në Dardhë e mbushur me turistë.

“Pamje mbresëlënëse që vijnë nga pista e skive në Dardhë, në stinën më të bukur për turizmin malor”, shprehet Rama.

Rruga për në Dardhë është e lehtësisht e aksesueshme pas mirëmbajtjes pa ndërprerje me mjetet borëpastruese për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës megjithatë rekomandohet përdorimi i gomave dimërore..

 

Fraksion.com