Hasani: Lidhje e fortë me Turqinë
Në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u organizua sot aktiviteti për 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani rikonfirmoi në fjalën e tij në këtë aktivitet lidhjen e fortë që ekziston mes dy vendeve tona, të ndërtuar mbi bazat e forta të miqësisë dhe vlerat e përbashkëta.
“Partneriteti ynë strategjik dhe përpjekjet tona kanë sjellë rezultate konkrete në sektorë të ndryshëm. Turqia dhe njerëzit e saj na qëndruan pranë në kohët tona më të vështira dhe ne të gjithë ju jemi jashtëzakonisht mirënjohës”, tha Hasani.
Frakaion.com