AktualitetPolitikëTë fundit

Basha kërkon ndryshimin e Ligjit: Deputetët që shpifin të dënohen me burg!

Kryetari i PD Lulzim Basha ka dorëzuar në Kuvend një projektligj,  pranë kryetare së Kuvendit znj Lindita Nikolla,  ku  kërkon  ndryshimin në Kodin Penal.

Kërkesa e tij lidhet me ndryshimin e nenit 120, ku kërkon që deputetët të cilët shpifin ndaj një zyrtari tjetër të dënohen deri në 2 vite burg.

“Kur, kjo vepër, kryhet nga të zgjedhurit, gjatë kohës së ushtrimit të mandatit, në seancat parlamentare të Kuvendit, apo në çdo forme tjetër, përben kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose burgim deri në dy vjet”, thuhet në kërkesë.

 

Fraksion.com