Shqipëri -Francë: Marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit policor në fushën balistike
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla nënshkroi sot me ambasadoren e Republikës së Francës në Tiranë, Catherine Suard marrëveshjen e zbatimit për forcimin e bashkëpunimit policor në fushën balistike.
Në këtë bazë të dhënash janë regjistruar armët dhe municionet e sekuestruara nga ana juridike. Shfrytëzimi i informacionit balistik i bazuar në elementët teknikë të armëve dhe municioneve të sekuestruar, mundëson identifikimin e rrjeteve të gjithë trafikut të armëve.
Marrëveshja është hartuar në kuadër të projektit EVOFINDER për Sistemin e Identifikimit Balistik dhe ky projekt ka nisur gjatë Procesit të Berlinit.
Franca dhe Gjermania e kanë zbatuar dhe po zbatojnë këtë projekt EVOFINDER për te gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sistemi është dhuruar në të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë dhe Shqipërinë.
EVOFINDER është sistemi për identifikimin balistik dhe aktualisht funksionon ne Institutin e Policisë Shkencore.
Kjo marrëveshje do të jetë një instrument më tepër në luftën kundër krimit të organizuar, përdorimit të armëve të vogla e të lehta si dhe identifikimit të autorëve të mundshëm pavarësisht vendit ku kryejnë veprën penale.
Marrëveshja parashikon që shërbimet kompetente balistike të të dy vendeve, të shqyrtojnë mënyrat e vendosjes në rrjet të skedarëve të tyre kombëtar të identifikimit balistik, njëherësh duke zbatuar procedura që garantojnë besueshmërinë dhe cilësinë e të dhënave të shkëmbyera.
Fraksion.com