AktualitetBota+Të fundit

Në Kinë dhjetëra të vdekur pas një tërmeti 6,2 ballë Rihter

Të paktën 116 persona humbën jetën pas një tërmeti me magnitudë 6,2 ballë Rihter në Kinën Veriore, njoftoi agjencia shtetërore kineze e lajmeve, Hsinhua.

Shërbimi Gjeologjik amerikan (USGS), i cili vlerësoi magnitudën e tërmetit në 5,9.

Të paktën 100 njerëz vdiqën në qarkun Jishishan të Gansu, ndërsa provinca fqinje e Qinghai raportoi fillimisht 11 vdekje.

Puna e ekipeve shpëtuese vazhdon ende.

Dëshmitarët okularë thanë se tërmeti shkaktoi dëme në shtëpi, rrugë dhe infrastrukturë tjetër në Jishishan.

Disa fshatra kanë humbur energjinë dhe furnizimi me ujë është ndërprerë.

Media shtetërore kineze publikoi foto të njerëzve që u larguan nga shtëpitë e tyre dhe qëndruan jashtë të mbështjellë me batanije në temperaturat e dimrit.

Televizioni shtetëror tregoi punonjësit e shpëtimit që kërkonin të mbijetuarit në rrënoja.

Sipas zyrës lokale të motit, temperaturat në Jishishan pritet të zbresin sot deri në minus  10 gradë Celsius.

Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje që të bëhet gjithçka që është e mundur për të shpëtuar njerëzit.

Në vitin 2008, një tërmet me magnitudë 7,9 ballë Rihter që goditi qarkun Wenchuan në Kinën Jugperëndimore mori 87 000 jetë.

 

Fraksion.com