“Ligjet” miratuan ndryshimet e propozuara nga PS, reagon Tabaku: Mazhoranca po e përdor për favor dhe kontroll
Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot ndryshimet ligjore të propozuara nga PS për Komisionet Hetimore.
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat foli pikërisht për këtë ndryshim, ku akuzoi mazhorancën se po përdor ligjin për favor dhe kontroll.

Shtesat dhe ndryshimet në funksionimin e ligjit për Komisionet Hetimore, parashikon që të kufizojë të drejtat e opozitës për ngritjen, objektin dhe mënyrën e zhvillimit të komisioneve hetimore parlamentare.
“Me dëshmitarë që do të thirren me dyer të mbyllura. Lënia në fshethtësi, është një pengesë e punës së opozitës dhe vjedhja e të drejtës kushtetuese që kemi për kontrollin parlamentar. Tashmë është bërë një ligj që ngre një komision hetimor për të kontrolluar komisionin hetimor. Kush është Klotilda Bushka qëë vendos nëse dëshmitari duhet të vijë me dyer të mbyllura apo të hapura. Ligji aktual është shumë i mirë ashtu sic është nëse do ndryshohej për t’i dhënë opozitës më shumë fuqi dhe jo për t’i hequr”, tha Tabaku.
Fraksion. com