AktualitetTë fundit

Vettingu në Polici, Edmond Sulaj efektivi i parë në sitën e sotme

Këtë të hënë nis Vettingu në Policinë e Shtetit.

Ministria e Brendshme bën me dije se seancat do të jenë publike dhe do të kryhen nga trupa pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

“Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit po kalon në një fazë të re. Javën e ardhshme, duke nisur nga data 18 dhjetor, ora 09:00, do të nisin seancat publike me subjektet e vlerësimit kalimtar, që pas ndryshimeve të fundit ligjore, kryhen nga Trupa e Vlerësimit që është ngritur pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Janë 3 drejtues të lartë të Policisë dhe AMP që do të përballen me gjetjet e Trupës Vlerësuese. Seancat publike do të mbahen në sallën e konferencave të Ministrisë së Brendshme dhe janë të hapura për publikun e median. Për më shumë detaje ndiqni faqen zyrtare të Agjencisë: www.amp.gov.al”, thuhet në njoftim.

I pari që do të kalojë në sitë është Edmond Sulaj, me funksion Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

 

Fraksion.com