U plagos me armë, autori qëlloi katër herë dhe u largua me biçikletë
Aleksandër Curri është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00.
40-vjeçari u qëllua 4 herë nga një person ende i paidentifikuar, në zonën e njohur si Dollari, përballë hotel Turizmit në qendër të Shkodrës.
Raportohet se autori ka qenë duke lëvizur me biçikletë , kur dyshohet se ka qëlluar katër herë ndaj ‘objektivit’ më pas, autori është larguar i qetë me biçikletë, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.
“Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Dollari”, është plagosur me armë zjarri shtetasi A. C., 40 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe po merr ndimën mjekësore. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën, për kapjen e autorit. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Ndërkohë, janë ngritur pika të shumta kontrolli. Forcat e Sigurisë Kombëtare po vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit, i cili dyshohet se është larguar në brendësi të lagjeve të qytetit”, sipas policisë.