AktualitetPolitikëTë fundit

“Rama ik!”, nis protesta e opozitës para Kryesisë, Belind Këlliçi: Po mbahet një mbledhje turpi e Këshillit të Mandateve

Belind Këlliçi ka nisur i pari fjalën, duke nisur kështu protestën e opozitës që po mbahet para Kryesisë së Kuvendit.

Ai tha se mbledhja e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Berishës, është “një mbledhje turpi”.

“Po mbahet një mbledhje turpi, që do duhej të mblidhej për Ramën. Po tentohet të goditet opozita, jo Berisha si individ. Ai është kryetari i opozitës reale të vendit.

Sot institucionet e drejtësisë kanë marrë porosi për goditjen e opozitës, dhe jo qeverisë. Sot po goditeni ju, të rinjtë e vendit. Ju bëj thirrje dilni në këtë shesh se po luftohet edhe për ju. Që mos instalohet një diktaturë që u rrëzua 30 vite më parë”, u shpreh ai ndër të tjera gjatë fjalës së tij.

 

Fraksion.com