AktualitetTë fundit

Pastori Paulin Vilajeti: Njerëzit që besojnë në besëtytni janë të prirur drejt së keqes

Besëtytnitë padyshim që janë pjesë e çdo populli. Disa i konsiderojnë si të vërteta, e disa të tjerë jo. Pastori, Paulin Vilajeti, e vendos veten në kategorinë e dytë.

I ftuar në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ai u shpreh se njerëzit që besojnë në besëtytni, janë të prirur drejt së keqes. Sipas tij, këto nuk janë gjëra të shkruara nga Zoti.

Paulin Vilajeti: Ka një dallim midis shenjave dhe besëtytnive.

Aldo: Ndonjëherë është edhe si i padukshëm ky dallimi.

Paulin Vilajeti: Duket si i padukshëm, por kur ne flasim për besëtytni do të thotë, janë disa fiksime që njerëzit kanë krijuar në mënyrën se si ata vetë e mendojnë apo e konceptojnë diçka, të ardhmen e tyre apo çfarë mund t’ju ndodhë. Shiko, unë kam… meraku im është kjo, kur njerëzit kanë një lloj fiksimi apo kanë kryer një besëtytni…

Aldo: Ore e besojnë atë.

Paulin Vilajeti: Është e vërtetë kjo që e besojnë. Kur ju ndodh një gjë e tillë për shembull, ju kalon një mace e zezë janë të fiksuar që diçka e keqe mund t’ju ndodhë. Dhe mjerisht duhet të them, janë të prirur drejt së keqes.

Aldo: E ndjellin?

Paulin Vilajeti: Vet ata e kanë mbjellë, e kanë krijuar brenda vetes së tyre që diçka duhet t’ju ndodhë. Dhe, kur ti je i prirur drejt të keqes, e keqja do ndodh edhe sikur, ça të them unë ty, është si puna e një fare. Në qoftë se ti mbjellë farë të keqe, nuk mund të mbijë një farë e mirë.

Aldo: Po mirë, ai thotë që këtë e ka shkruar Zoti për shembull.

Paulin Vilajeti: Jo, nuk është e shkruar nga Zoti.

Aldo: Po lëre, hajde sqaroje tani. Jo të betohem, e ka ndarë mendjen ai, e ka shkruar Zoti thotë.

Paulin Vilajeti: Unë do të them një gjë Aldo. Unë besoj fuqishëm që ne njerëzit jemi ata të cilët me mënyrën se si jetojmë e shkruajmë vetë dhe kur e shkruajmë vetë, ia ngjeshim Zotit. Dhe unë besoj atë që Perëndia ka shkruar. Problemi është, kur ne kemi besëtytni, kemi mbjellë errësirë. 

 

Fraksion.com