“Ky do të të fusë në burg, por pa të përmendur emrin”| Gjokutaj i drejton pyetje Krajës, prokurori refuzon të përgjigjet: Kujdes…
Pasi kryeprokurori Arben Kraja ka parashtruar argumentet e Prokurorisë së Posaçme për ashpërsimin e masës ndaj kryedemokratit Sali Berisha sa i takon dosjes së ish-klubit sportiv “Partizani”, avokati Genc Gjokutaj e cilësoi gënjeshtër një nga citimet.
Sipas Gjokutajt, është me prova që Berisha nuk ka firmosur për kalimin e destinacionit nga klub sportiv në sipërfaqe banimi. Kraja refuzoi të përgjigjej, duke shtuar se ky është diskutim që duhet kryer në Gjykatë.
Genc Gjokutaj: Në kërkesën tuaj vërejmë që i atribuoni personit nën hetim Sali Berisha faktin që ka ndikuar në ndryshimin e destinacionit nga klub sportiv në sipërfaqe banimi. Ku e mbështesni këtë pretendim?
Arben Kraja: Pyetja s’ka lidhje me objektin, ky është debat që bëhet para Gjykatës kompetente. Nuk kam përgjigjie.
Lindita Nikolla: Nuk jemi në Gjykatë këtu për debat.
Genc Gjokutaj: Unë jam avokati dhe po i referohem aktit për të cilin jeni vënë në lëvizje.
Lindita Nikolla: Pyetje, por jo komente.
Genc Gjokutaj: Do merrni vendime ju e nderuar, po pushova unë ju doni të mbaroni shpejt. Unë nuk po i referohem fashikullit të hetimit, nuk është hamendësim, ky rezulton nga akti. I dini ju kush i ka firmosur? Ky do të të fusë në burg, por pa të përmendur emrin. Kjo është një gënjeshtër, zoti prokuror të thashë.
Arben Kraja: Kujdes me etikën!
Genc Gjokutaj: Nuk është fyerje “ky”, janë përemra, edhe për larmi leksiku. Kjo duhet kaluar në sitë, nuk duhet të ndikojë në vendimmarrjen tuaj. Është një tjetër person që i ka firmosur këto akte që zoti Prokuror i di shumë mirë, unë s’mund të bëj këtu sikur nuk di. Ju lutem ta verifikoni këtë rrethanë sepse ne kemi provat. Janë koshientë që nga dita e parë që nuk shkojnë në Parlament që e interpretojnë vetë ligjin, e shkruajnë vetë.
Fraksion.com