Kërkesa e SPAK për imunitetin, pjesëmarrja e Berishës në KM? Gjithçka do të jetë live
Teksa për gati 2 orë pritet që të mblidhet Këshilli i Mandateve, ku do të diskutohet mbi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit si deputet për Sali Berishën, mbetet ende e paqartë nëse do të shkojë apo jo në mbledhje ish-kryeministri.
Në një lidhje live për News24 nga ambiente te PD, gazetari Osman Stafa pohoi se Berisha do të shkonte në mbledhje vetëm nëse ajo do të ishte me dyer të hapura.
Ndërkohë, burime për News24 dhe BalkanWeb, pohojnë se mbledhja e Këshillit të Mandateve do të transmetohet drejtpërdrejtë në faqen e Kuvendit. Ndërkohë, në orën 11:30 opozita do të protestojë jashtë Kryesisë së Kuvendit.
Fraksion.com