AktualitetPolitikëTë fundit

Kërkesa e SPAK për imunitetin, Berisha i bashkohet protestës së opozitës para Kryesisë së Kuvendit, pritet me ovacione

Ka mbërritur para Kryesisë së Kuvendit Sali Berisha, aty ku në 12:00  nisi edhe protesta e paralajmëruar më herët.

Ish-kryeministri është pritur me ovacione pas mbërritjes, ndërsa po ashtu protestës i janë bashkuar edhe disa deputetë të tjerë, si Flamur Noka, Luçiano Boçi, Oerd Bylykbashi, etj.

Ndërkohë që brenda në Kryesi Këshilli i Mandateve është mbledhur për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Berishës.

 

Fraksion.com