Izraeli hap një pikëkalim kufitar me Gazën
Izraeli hapi pikën kufitare Kerem Shalom për dërgimin e ndihmave në Rripin e Gazës, tha autoriteti izraelit COGAT, i cili është përgjegjës për koordinimin e aktiviteteve me territoret palestineze.
“Duke filluar nga sot, kamionët e ndihmave të OKB-së do t’i nënshtrohen kontrolleve të sigurisë dhe do të transferohen drejtpërdrejt në Gaza nëpërmjet Kerem Shalom, për t’iu përmbajtur marrëveshjes sonë me SHBA-në”, shkroi COGAT në X.
Autoriteti ndau gjithashtu një foto të kamionëve.
Fillimisht ishte e paqartë nëse kamionët kishin lëvizur përtej kufirit në Kerem Shalom.
”Hapja synon të rrisë sasinë ditore të ndihmës humanitare që arrin në Rripin e Gazës”, tha COGAT.
Duke pasur parasysh situatën katastrofike humanitare në zonën e izoluar bregdetare, Izraeli kohët e fundit është vënë nën presionin ndërkombëtar në rritje – duke përfshirë SHBA, aleaten e saj më të ngushtë.
Fraksion.com