AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha refuzon për herë të katërt të paraqitet në dyert e SPAK

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk paraqitet për të 4 herë në dyert e SPAK për të firmosur në zbatim të vendimit të gjykatës së posaçme.

Berisha sipas gjykatës duhet të paraqitet të hënën e parë edhe të 3 të çdo muaj në SPAK, para OPGJ. Berisha akuzohet për korrupsion pasive për çështjen e ish-klubit sportiv Partizani.

Ndaj Berishës është caktuar masa e sigurimit “detyrim paraqitje” dhe “ndalim për të dal jashtë vendit”

Gjithashtu kjo e hënë, përkon dhe me mbledhjen e Këshillit  të Rregullores, Imunitetit dhe Mandateve që mbahet në orën 12.00, ku do shqyrtohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Berishës.
Fraksion.com