AktualitetPolitikëTë fundit

“Tv më deryrohet 400 000 euro”, Kryemadhi: Sendi që më ka marrë SPAK është provë!

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka deklaruar se SPAK i ka sekuestruar një provë e cila ka të bëjë sipas saj me kallëzimet në prokurori nga vetë ajo.

Kryemadhi ka theksuar se nuk ka asgjë për të fshehur si dhe do të kërkojë dëmshpërblim financiar nga Top Channel sepse sipas saj televizioni ka bërë padi të rreme.

“Ka të bëjë me një send i cili ka të bëjë lidhje me kallëzimet e mija, kjo është, do të keni në të ardhmen. Po ka marrë një send i cili ka të bëjë me kallëzimet e mija. Nëse ai send do të merret si provë do t’i shtohet më shumë kallëzimeve dhe argumenteve të mija që unë kam menduar se do t’i nxirrja pak më vonë. Kallëzimet penale që janë bërë ndaj meje dhe familjes sime nga rrogëtarë të Erion Veliajt. Njëri është një i ashtuquajtur avokat që është i dënuar nja 8 herë për mashtrim dhe falsifikim, një tjetër është rrogëtar i Bashkisë së Tiranës.

Ato janë në një proces. Nuk më shqetësojnë. Pasi nuk kam asgjë për të fshehur dhe të gjitha janë fake, sepse off-shoret e Qipros dhe paratë ruse janë rrëzuar automatikisht edhe mediatikisht. Por unë do të krijoj të gjithë infrastrukturën e qeverisë shqiptare, pasi më pas vijnë edhe dëmshpërblimet financiare, që me “Top Channel” që e kam nisur kërkesën për dëmshpërblim me 400 000 euro, dhe do të vijnë duke u rritur. Dhe bashkëpunimi im me drejtësinë do të jenë maksimale. Kjo është një strategji e imja ligjore dhe financiare, sepse këta njerëz të cilët kanë bërë padi të rreme do të përgjigjen financiarisht”, ka treguar Kryemadhi për Ora News.

 

Fraksion.com