Meloni-Rama-Sunak: Bashkëpunimin për të luftuar trafikantët e qenieve njerëzore
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni priti sot në një takim kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në selinë e qeverisë “Palazzo Chigi”, në Romë.
“Sot zhvillova një takim konstruktiv në Palazzo Chigi me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak dhe kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama”, tha kryeministrja italiane në Instagram.
“Së bashku, ne ramë dakord për nevojën për të trajtuar imigracionin e paligjshëm në Evropë në një mënyrë gjithnjë e më të strukturuar dhe për të intensifikuar më tej bashkëpunimin midis vendeve tona për të luftuar trafikantët e qenieve njerëzore”, tha Meloni.
“Ne ritheksuam gjithashtu rëndësinë e arritjes së një stabilizimi përfundimtar të Ballkanit Perëndimor, edhe në bazë të progresit të bërë së fundmi në procesin e zgjerimit të rajonit në Bashkimin Evropian”, shtoi ajo.
Frakaion.com