Life StyleTë fundit

Miss Albania: 3 makina u përplasën duke më parë mua, ishte emocion i madh

Përfaqësuesja e Shqipërisë në “Miss Universe 2023”, Endi Demneri dhe producenti i “Miss Universe Albania & Kosova”, Eduart Deda, treguan një incident që ju kishte ndodhur në El Salvador.

Historinë e nis Eduart Deda, duke u shprehur se incidentin e krijoi Demneri, pasi i duhej të përshëndeste fansat. Gjatë këtij momenti, përplasen 3 makina dhe sipas producentit, kjo ndodhi sepse ata ishin “duke parë Endin”.

Nga ana tjetër, Miss-i tregoi se personat që ishin pjesë e aksidentit i thanë: “Nuk na intereson fare ana materiale, na intereson që ne na pa një Miss dhe na dha një vëmendje”.

Gjithsesi, ju nuk patët ndonjë incident apo jo?

Eduart Deda: Absolutisht jo. Incidentin e krijoi zonjusha (referuar Endi Demnerit). E krijoi zonjusha incidentin duke dalë nga aeroporti dhe një ndër shoqëruesit e eskortës së “Miss Univers” i thotë: “Përshëndeti këta njerëzit, mund të hapësh xhamin, mund t’i përshëndesësh fansat”. Dhe përplas nja 3 makina.

U përplasën 3 makina duke parë Endin?

Eduart Deda: Duke parë Endin dhe incidentin e shkaktuam ne, atje incidente ne nuk na shkaktuan, kështu që mirë.

Si skenë filmash kjo Endi.              

Endi Demneri: Po, më bëri përshtypje shumë fakti që ndodhi aksidenti dhe unë isha gati, direkt i thashë: “O Zot të lutem, të dal të kërkoj ndjesë dhe me çfarë mund t’i ndihmoj”. Dolën personat që ishin pjesë e aksidentit dhe më thanë vetëm një gjë: “Nuk na intereson fare ana materiale, na intereson që ne na pa një Miss dhe na dha një vëmendje. Sot më ke bërë ditën”. Emocion më vete.

Eduart Deda, dhe Endi Demneri ishin të ftuar në emisionin  emisionin “Rudina” në Tv Klan.

 

Fraksion.com