AktualitetPolitikëTë fundit

Kërkesa e opozitës në Kushtetuese/ Ironizon Bardhi: Vetëm me logjikën 7×7=42, mund të kërkohet pezullimi i një gjejë që nuk ekziston

Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me kërkesën e tij dhe deputetëve të opozitës drejtuar Gjykatës Kushtetuese për rastin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Bardhi ka ironizuar duke thënë se vetëm me me logjikën 7×7=42, mund të kërkohet pezullimi i një gjejë që nuk ekziston, duke hedhur kështu poshtë se kanë kërkuar pengimin e arrestimit të Berishës.

Dikush duhet ti sqarojë që vetëm me logjikën 7×7=42, mund të kërkohet pezullimi i një gjejë që nuk ekziston! Zot ruaj ata që nuk kuptojnë çfarë lexojnë dhe nuk dinë çfarë shkruajnë!”, shkruan Bardhi.

Kujtojmë se Bardhi reagoi edhe më herët për këtë çështje, ku sqaroi se “Kërkesa në Gjykatën Kushtetuese nuk është as pro as kundër asnjë arresti, por për të interpretuar në mënyrë përfundimtare nenin 73 të Kushtetuës lidhur me imunitetin e deputetit. Kuvendi ka vendosur një standart në rastin “Tahiri”, standart që aplikuar ndryshe nga prokuroria në rastin “Berisha

Për të qartësuar përfundimisht këtë çështje dhe për të vendosur se cili është standarti i duhur kushtetues, grupi parlamentar i ka kërkuar intepretim Gjykatës Kushtetuese për nenin 73 të Kushtetutës. Që Gjykata Kushtetuese të ketë kompetencë interpretimi, duhet domosdoshmërisht një konflikt apo çështje konkrete, ndryshe Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë për interpretim e dispozitës kushtetuese.

Qëndrimi i grupit parlamentar të PD se prokuroria në rastin e masave shtrënguese ndaj një deputeti duhet të marrë autorizim nga Kuvendi, pavarësisht cili është deputeti për të cilin paraqitet kërkesa, është një qëndrim publik që nga data 23 Tetor 2023. Ky qëndrim bazohet në standartin që vetë Kuvendi ka aplikuar në të shkuarën. Sikurse po ashtu publik është qëndrimi ynë se mbështesim barazinë para ligjit të cilitdo, dhe se jemi pro që deputet duhet të ketë zero imunitet. Për këtë duhet ndryshim i Kushtetutës, e cila pa u ndryshuar duhet të respektohet”.

Fraksion.com