Kaosi në parlament, PS kërkon përjashtimin e 3 deputetëve të opozitës
Një ditë pas tensioneve në seancën parlamentare, grupi parlamentar i Partisë Socialiste i kërkon Këshillit të Etikës ndëshkimin e 3 deputetëve demokratë që ishin edhe protagonistë të këtyre trazirave.
Më konkretisht bëhet fjalë për deputetët Edmond Spaho, Saimir Koreshi dhe Kastriot Piroli, të cilët sipas kërkesës së socialistëve me veprimet e tyre pamundësuan vijimin normal të punimeve të Kuvendit.
Ditën e djeshme, mazhoranca ka miratuar projekligjet në rendin e ditës në një seancë që ka zgjatur 10 minuta mes flakadanëve të hedhur nga përfaqësues të opozitës.
Nuk dihet ende se cila është masa e kërkuar nga socialistët për këta deputetë dhe nëse ata do të gjykohen nga Këshilli i Etikës mbi bazën e ndryshimeve të reja të bëra në Rregulloren e Kuvendit, të cilat parashikojnë përjashtime deri në 2 muaj nga jeta parlamentare.
Frqksion.com