Life StyleTë fundit

Jaka e duhur sipas formës së trupit tuaj

Ashtu sikurse prerja e duhur e flokëve sipas formës së fytyrës ndikon në dukjen tuaj, të veshesh gjënë e duhur sipas formave të trupit është gjithashtu një pjesë e rëndësishme e të dukurit mirë. Nëse dëshironi të kuptoni cila është jaka që ju rri më mirë me formën e trupit tuaj, në listën e mëposhtme do të gjeni hapjen ideale të bluzës që duhet të vishni për t’u dukur sa më interesante.

Gjoks i madh, jakë rrumbullake

Fakti që ju thonë gjithë kohës se nuk duhet të vishni veshje me jakë “V” sepse gjoksi ju duket shumë voluminoz, nuk do të thotë që patjetër duhet të vishni bluza apo fustane të mbyllur. Jaka rrumbullake është e duhura. Nje zgjedhje e artë mes jakës së mbyllur dhe asaj shumë të ekspozuar.

Bust i shkurtër, jakë në formë “V”

Diskutimi këtu është që ta bëni pjesën e sipërme të trupit të duket më e gjatë dhe trupi juaj të evidentojë format më të mira të mundshme. Një jakë elegante me hapje në formë “V” është zgjedhja e duhur.

Bust i gjatë, jakë e mbyllur në formë syri ose ajo katrore

Vajzat me tors të gjatë duhet të bëjnë ekzaktësisht të kundërtën e asaj që bëjnë ato me tors të shkurtër. Duhet të krijoni iluzionin e një trupi jo shumë të gjate. Gjithashtu jaka katrore është një opsion shumë i mirë dhe duhet të konsideroheni me fat që në vitin 2020 është një nga tendencat kryesore.

Shpatulla të gjera, jakë e mbyllur

Nëse jeni gjatë gjithë kohës në përpjekje për t’u dukur me shpatulla më të vogla, harrojini veshjet e hapura që e identifikojnë më shumë këtë pjesë të trupit tuaj.

Gjoks i vogël, jakë e mbyllur rreth qafësNëse dëshironi të “rrisni” volumin në gjoks, duhet të shihni patjetër për jaka të mbyllura, jaka me papiona dhe bluza me printe e ngjyra të forta.

 

Fraksion.com