E quajti të papjekur, Ina i përgjigjet gjerë e gjatë Valbonës!
Debati i nisur brenda “DWTS” mes Valbona Selimllarit dhe Ina Kollçakut, vazhdon akoma. Ditën e djeshme në “Fan Club” Valbona iu përgjigj deklaratave të mëhershme të Inës e cila shprehej se ajo nuk e ka pëlqyer kurrë madje e shikonte shtrembër.
Për këto Bona e quajti të papjekur Inën. Madje ajo u shpreh se nga njëra anë, Ina thotë që është në mbrotje të grave dhe gjëja e parë që bën, fyen një grua.
Fill pas intervistës së Selimllarit, nuk ka vonuar edhe përgjigjia e Inës, e cila përmes disa postimeve të bëra në profilin e saj të Instagramit, ka treguar se në fakt Valbonës i mungon koncepti i feminizmit dhe i ofezës.
Fraksion.com