AktualitetTë fundit

Detaje të reja për përdhunimin e dy vajzave në Berat!

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga përdhunimi i dy vajzave në Berat. Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 7 dhjetor, por dy motrat kanë pasur frikë t’i denonconin autorët.

Bëhet fjalë për 33-vjeçarin Ardit Nano dhe 20 vjeçarin Andon Shoshari, të dy banues në Berat, të cilët kanë rënë në pranga të policisë.

Ka qenë bashkëshorti i njërës prej vajzave që ka bërë kallëzimin në polici, e më pas janë vënë në pranga dy të rinjtë.

Burime të policisë bëjnë me dije se të dy motrave i është bërë ekspertiza mjeko ligjore e cila vërteton aktin e përdhunimit nga të dy shtetasit.

Dy vajzat dhe autorët i përkasin komunitetit rom.

Fraksion.com