Atentatori i makinës së 42-vjeçarit lëvizte në këmbë, dëshmia e Zefit: S’kam konflikte
Zbardhen të tjera detaje nga atentati sot në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Don Bosko”, rreth orës 06:45. Raportohet se autori që qëlloi me armë zjarri ndaj makinës së 42-vjeçarit Rudolf Zefi, ishte në këmbë.
Sakaq, Zefi ishte në makinë bashkë me vëllanë kur ndodhi ngjarja në fjalë. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.
Ndërkohë, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, që do të bëjnë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit, i cili sapo qëlloi me armë u largua nga vendngjarja.
Në dëshminë e tij në polici 42-vjeçari ka pohuar se nuk e njeh autorin dhe se nuk ka asnjë konflikt të hapur. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.
Fraksion.com