AktualitetPolitikëTë fundit

Pasi në Kushtetuese për vendimin e SPAK ndaj Berishës

Përfaqësuesit e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso dhe Franci Nuri kanë depozituar sot në Gjykatën Kushtetuese një padi lidhur me “konfliktin e kompetencave midis pushtetit Gjyqësor dhe pushtetit Legjislativ për imunitetin e deputetëve”.

Padia e përfaqësuesve të Rithemelimit në Kushtuese vjen pas ndryshimit të masës së sigurisë ndaj Sali Berishës nga SPAK, nga detyrim paraqitje në arrest ndaj tij.

“Kërkesë në thelb synon të zgjidhë konfliktin e kompetenca ndërmjet institucionit të Kuvendit nga njëra anë dhe pushtetit gjyqësor nga ana tjetër, për sa i përket heqjes dhe/ose kufizimit të lirisë ndaj një Deputeti, në të gjitha format, kur këto kufizime të lirisë kryhen nga pushteti gjyqësor pa pyetur, pa kërkuar e pa marrë paraprakisht autorizimin e shprehur të Kuvendit”, thuhet në kërkesën e depozituar nga përfaqësuesit e Rithemelimit.

Bylykbashi deklaroi se veprimi i Gjykatës së Posaçme dhe SPAK ka qenë në shkelje të Kushtetutës.

Fraksion.com