AktualitetBota+Të fundit

Michel: BE do të hapë bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë

Bashkimi Evropian ka vendosur të hapë negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, njoftoi sot presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

‘BE do të hapë gjithashtu negociatat me Bosnjë-Hercegovinën pasi të arrihet shkalla e nevojshme e pajtueshmërisë me kriteret e anëtarësimit”, shkroi Michel sot në mbrëmje në platformën X, e njohur më parë si Twitter.

“Gjeorgjia do të emërohet gjithashtu si një vend kandidat”, shtoi ai.

“Një sinjal i qartë shprese për popullin e tyre dhe për kontinentin tonë”, shkroi Michel.

 

Fraksion.com