Marrëveshja me Italinë për refugjatët, Rama: Detyrë e Gjykatës Kushtetuese për ta qëmtuar
Kryeministri Edi Rama në konferencën e sotme për shtyp foli edhe për marrëveshjen me Italinë për refugjatët.
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve në lidhje me këtë marrëveshje, Rama tha se “është e drejtë e Gjykatës Kushtetuese, është e sanksionuar në Kushtetutë, detyra automatike e Gjykatës Kushtetuese për të qëmtuar një marrëveshje ndërkombëtare para ratifikimit të saj”.
“Nuk kam asgjë për të shtuar se nuk shikoj që të lidhet më detyrat e mia”, tha Rama.
Fraksion.com